Lajme lojërash

Kopje e rrallë e Final Fantasy II del në eBay për 50,000$

Aug 31 2012
0 Shpërndarje
Kopje e rrallë e Final Fantasy II del në eBay për 50,000$

Historianët e lojrave dhe fansat e serisë Final Fantasy janë në dijeni se në SHBA nuk u lançua kurrë një version origjinal i Final Fantasy II.

Gjithsesi, ekziston një kasetë Final Fantasy II e krijuar nga Square Soft USA (sot Square Enix) e cila ishte në plan të prezantohej në CES 1991 në Las Vegas. Edhe pse kaseta nuk u paraqit asnjëherë, ajo doli tani si e disponueshme në Ebay… për 50 mijë dollarë!

Sipas shitësit të vet Frank Cifaldi, historian lojrash dhe gazetar, “kjo është kopja e vetme origjinale që ekziston. Të gjitha kopjet e tjera janë jo origjinale”, duke e bërë këtë lojë shumë të rëndësishme për dikë që i ka xhepat e mbushur. Cifaldi u tha gazetarëve se çmimi nuk është i fiksuar dhe pret gjithashtu oferta të tjera.

Deri tani i kanë ardhur 95 të tilla, nga të cilat 82 janë refuzuar dhe 13 të tjerat janë ende për t’u konfirmuar.

Kushdo që dëshiron ta blejë, të jetë i sigurtë se loja është në anglisht nga fillimi deri në fund. Cifaldi ka marrë një sërë komentesh për çmimin që ai kërkon dhe faktin që pretenton edhe 10.40$ për dërgesën.

Një anëtar e ka pyetur: “Duhet të jesh i pasur, apo jo?” Kjo ishte përgjigja e tij: “Jashtëzakonisht shumë. Më pëlqen ta luaj këtë lojë ku të bëj topa letre 100 dollarëshe, t’u vë zjarrin dhe të shoh nëse mund t’i hedh në një vazo. Zakonisht gryka është shumë e ngushtë, kështu që duhet të hedh monedhat e mia të arit për t’i shtyrë paratë me zjarr poshtë.” (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>