Lajme lojërash

Kontrolluesit e PS4 të përshtatshëm me OS X

Oct 28 2013
0 Shpërndarje
Kontrolluesit e PS4 të përshtatshëm me OS X

Sikur DualShock 3, versioni i ardhshëm i dizajnit të kontrolluesit të PlayStation punon mjaft mirë në një kompjuter të brendit të Apple.

Zhvilluesi i produktit, Chris Gallizzi, demonstron funksionimin në një klip, por nuk ofron shpjegime se si ai ishte në gjendje që të bindë kontrolluesin e Sony-it për t’u përshtatur mjaft mirë me harduerin e Apple.

Nëse DualShock 4 funksionon ngjashëm me paraardhësin e vet në këtë kapacitet, ai duhet të ofrojë lidhje të thjeshtë Bluetooth në OS X.

Thjesht ndizeni Mac-un tuaj, ndizeni kontrolluesin, ndiqni disa udhëzime të thjeshta dhe përfundoni me kaq. Krijimi i një lidhjeje merr më pak se pesë minuta kohë dhe nuk kërkon më tepër shkathtësi se sa ndryshimi i sfondit të desktopit tuaj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>