Lojërat

Kontrolluesi i PS4 i përshtatshëm edhe për PC

Oct 9 2013
0 Shpërndarje
Kontrolluesi i PS4 i përshtatshëm edhe për PC

Kontrolluesi DualShock 4 për PlayStation 4 do të jetë i përshtatshëm për PC-të për “funksionet bazike” pa një drajver, tha në Twitter presidenti i studiove mbarëbotërore PlayStation.

Derisa “funksionet bazike” nuk janë përmendur më tepër, ky është një përmirësim në krahasim me DualShock 3, i cili kishte nevojë për shumë punë për të bërë për të kryer çfarëdo funksioni.

Shuhei Yoshida cicëroi lajmin gjatë ditës së shtunë si përgjigje për dikë që e pyeti nëse ndërmarrja do ta lëshojë një drajver për ta bërë kontrolluesin të përshtatshëm për PC-të që kanë Windows. Ja përgjigja:

@Napo2k ngjitësit dhe butonat analogë do të punojnë mirë -Shuhei Yoshida (@yosp), 4 tetor 2013

I pyetur për ta qartësuar nëse ai nënkuptonte përshtatjen jashtë kutisë, Yoshida tha: @Napo2k për funksionet bazike, po -Shuhei Yoshida (@yosp), 4 tetor 2013

Joystiq, që e vërejti lajmin në Twitter gjatë ditës së shtunë, tregon që shumë kontrollues të prodhuar jo nga Microsoft-i paraqiten si kontrollues të Xbox-it në një PC me Windows sepse ata kanë API-në Xinput, për të cilën çalon DualShock 3. Yoshida nuk hyri më tej në hollësi rreth asaj se si DualShock 4 regjistrohet në PC, ose çfarë funksione ka jashtë kutisë, duke thënë:

@Gamingaddict88 @Napo2k pritni për raportin pas drekës wait for field report after the launch

— Shuhei Yoshida (@yosp) 4 tetor, 2013 (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>