Lajme lojërash

Kontrolluesi i PlayStation 4 do të ndjekë lëvizjet e përdoruesit

Apr 27 2013
0 Shpërndarje
Kontrolluesi i PlayStation 4 do të ndjekë lëvizjet e përdoruesit

Sipas një videoje të lëshuar gjatë të enjtes nga Sony, PlayStation 4 mund të përcjellë pozitat e lojtarëve në një dhomë duke përdorur shiritat me drita në kontrolluesin e ri të sistemit.

Videoja përqendrohet në veçoritë e reja si kontrolluesi DualShock 4, që është e vetmja pjesë përbërëse e PlayStation 4 të cilën Sony e ka zbuluar. Ndërmarrja ka shtuar disa veçori për të përmirësuar kontrolluesin.

Videoja nuk lajmëron aq hollësishëm, por gjëja që mund të thuhet se është më interesantja është që kontrolluesi do të jetë në gjendje që t’i tregojë konsolës që të ndryshojë përmbajtjen duke u bazuar në pozitën tuaj në dhomë.

Shembulli i dhënë ishte që gjatë një loje ku ndahet ekrani për shumë lojtarë, nëse dy lojtarë ndërrojnë pozitat, PS4 mund të ndryshojë seksionet e ekranit të ndarë për t’ua bërë atyre më të lehtë për të shikuar pjesën përkatëse të tyre.

Shiriti i dritës do të prodhojë ngjyra të ndryshme për secilin lojtarë, deri në katër të tillë, për t’i dalluar ata në një dhomë. Videoja tregon po ashtu edhe për “padin” e ndjeshëm të DualShock 4, të vendosur në qendrën e kontrolluesit, që “u ofron lojtarëve gjeste natyrore me të cilat ata janë mësuar” tha Nicolas Doucet, që është pjesë e ndërmarrjes Sony.

Kjo ndërmarrje nuk ka cekur nëse janë duke u zhvilluar lojërat që përdorin kontrollues me prekje, ose nëse ata janë thjesht për të shfletuar menytë. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>