Lajme lojërash

Kontrolli me sy për lojëra mund të bëhet shumë shpejt realitet

Jan 7 2014
0 Shpërndarje
Kontrolli me sy për lojëra mund të bëhet shumë shpejt realitet

Ndoshta janë të mundura disa kontrolle të thjeshta të lojërave përmes syve por a keni provur ndonjëherë deri tani t’u gjuani personazheve negative thjesht duke iu dhënë një shikim? Ky është pikërisht premtimi i një kontrolluesi të ri që po zhvillohet nga SteelSeries dhe që përdor teknologjinë e gjurmimit të syve Tobii.

Tobii është përmirësuar dalëngadalë vitet e fundit. Fillimisht dëshmoi se çfarë mund të bënte tek Eye Asteroids. Zhvilluesit kanë arritur që me imagjinatën e tyre të krijojnë lista të shumta të gjërave që mund të arrihen përmes teknologjisë së gjurmimit të syve dhe më në fund, imagjinatat e tyre do të kthehen në realitet.

Pajisjes nuk i është vendosur ende emri, por deri tani dihet se do të bazohet në teknologjinë Tobii EyeX, e cila është një pajisje periferike për gjurmimin e syve, faktikisht, më e mira e kompanisë. Zhvilluesit do të kenë mundësi ta shohin paraprakisht në mars dhe mund ta porosisin në avancë që tani nga uebfaqja e Tobii për 95 $.

Por cilat do të jenë lojërat që do të përfitojnë më tepër nga ky kontrollues i ri? Kjo varet nga zhvilluesit, se sa do ta adaptojnë ata këtë pajisje, megjithatë, kompania thekson se ajo do të ofrojë një përvojë të mahnitshme me ambiente edhe më të gjalla për lojërat me qitje (si Call of Duty) dhe ato strategjike.

Në lojërat me qitje, lojtari mund t’i ngulë sytë një objekti në ekran për të marrë shenjestër dhe më pas të shtypë një buton për të qëlluar. Këto janë vetëm disa prej përdorimeve të shumta që mund të ofrojë kjo teknologji. Së shpejti do të shohim edhe shumë të tjera. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>