Android

Konfirmohet rikthimi i Flappy Bird

Mar 20 2014
0 Shpërndarje
Konfirmohet rikthimi i Flappy Bird

Loja mobile e cila krijon varësi, Flappy Bird, do të rikthehet në dyqanin e aplikacioneve të Apple, ka konfirmuar zhvilluesi Dong Nguye, ndonëse ai refuzoi të ofrojë një datë të saktë. Në Twitter, një dashamirës e ka pyetur nëse ai do të rikthente lojën e tij në dyqanin e aplikacioneve. “Po. Por jo së shpejti,” u përgjigjen Nguyen, duke shtuar më vonë: “Unë nuk punoj sipas planit. Unë do ta lëshojë kur të përfundojë.”

Nguyen e largoi lojën e popullarizuar gjatë muajit shkurt, duke thënë që popullariteti i kësaj loje ia kishte shkatërruar jetën e tij të thjeshtë. Loja ishte lëshuar gjatë majit të vitit 2013, por ajo u bë shumë e famshme gjatë janarit, pas promovimit të madh nga përdoruesit e rrjeteve sociale dhe pas vëzhgimit nga një kanal në YouTube që kishte më tepër se 22 milionë abonentë.

Megjithëse ka një pamje të thjeshtë grafike, Flappy Bird ishte një lojë mjaft e vështirë pasi që shumë përdorues mund ta mbanin zogun në ajër për pak sekonda pa u goditur me ndonjë pengesë përgjatë rrugës. Kjo lojë është shkarkuar 50 milionë herë dhe është raportuar që, edhe pse loja ishte pa pagesë, zhvilluesi i saj ka fituar 50 mijë dollarë gjatë ditës nga reklamat. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>