Lajmet

Konfirmohet rikthimi i Call of Duty në skenarët e Luftës së Dytë Botërore

Apr 21 2017
0 Shpërndarje
Call of Duty është shitur në më shumë se 250 milion kopje që prej 2003 duke gjeneruar të ardhura marramendëse prej 15 miliard dollarësh. Seritë e para u frymëzuan nga Medal of Honor dhe Saving Private Ryan. Konfirmohet rikthimi i Call of Duty në skenarët e Luftës së Dytë Botërore Photo Source: Activision

Call of Duty po i rikthehet rrënjëve si një lojës e Luftës së Dytë Botërore/ Activision dhe Sledgehammer Games konfirmuan sot se Sledgehammer po zhvillon një Call of Duty: World War II për këtë vit.

Më shumë detaje rreth lojës do të publikohen më 26 Prill nga Activision. Ky lajm konfirmoi informacionin e rrjedhur pak ditë më parë se loja do ti rikthehej Luftës së Dytë Botërore.

Call of Duty është shitur në më shumë se 250 milion kopje që prej 2003 duke gjeneruar të ardhura marramendëse prej 15 miliard dollarësh. Seritë e para u frymëzuan nga Medal of Honor dhe Saving Private Ryan.

Pas 2009-ës fokusi i Call of Duty kaloi në favor të luftës moderne. Sledgehammer zhvilloi një lojë që fliste për një luftë imagjinare të së ardhmes me Call of Duty: Advanced Warfare dhe Infinity Ward. Sakaq vitin e kaluar çdo gjë kaloj në fantashkencë me Call of Duty: Infinite Warfare.

Lojtarët përsëri e blenë por kritikat ishin në rritje. Një lëvizje të ngjashme ndërmori edhe Electronic Arts me serintë Battlefield 1 duke u rikthyer në Luftën e Parë Botërore. Besohet se kjo seri ka marrë një numër të konsiderueshëm lojtarësh nga Infinite Warfare. /GameWorld Albanian

Lajmet e fundit>