Lojërat

Konfirmohet Minecraft për konsolën Nintendo Switch

Jan 16 2017
0 Shpërndarje
Konfirmohet Minecraft për konsolën Nintendo Switch

Minecraft është në zhvillim e sipër për konsolën e re të Nintendo, Switch. Detajet mungojnë momentalisht dhe informacioni vjen nga uebsajti zyrtar i Nintendo.

Gjithashtu zhvilluesi 4J Studios publikoi një foto në Twitter duke festuar versionin e ri. Megjithatë nuk është hera e parë të Minecraft vjen në një konsolë Nintendo.

Në Dhjetor të 2015, hiti mbërriti në Wii U. Titulli tjetër Minecraft: Story Mode është konfirmuar gjithashtu për Nintendo Switch.

Versioni i parë i Minecraft debutoi në kompjuterat personal në 2011 përpara se të godiste konsolat Xbox gjashtë muaj më vonë. Më pas PS3, PS4, PS Vita dhe Xbox One pritën lojën.

Microsoft ka paguar mëse 2.5 miliard dollar për ta blerë së bashku me Mojang në Shtator të 2014-tës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>