Lajme lojërash

Koncepti i Microsoft IllumiRoom duket fantastik

Jan 13 2013
0 Shpërndarje
Koncepti i Microsoft IllumiRoom duket fantastik

Me ndihmën e projektorit dhe Kinect, Microsoft-i e ka treguar konceptin, i cili përvojën e lojës e shtrin jashtë televizorit. Dhe kjo gjë duket mjaft mirë!

Paramendoni që konsola juaj të mund të projektojë imazhet edhe jashtë televizorit dhe muret e dhomës tuaj në këtë mënyrë të bëhen pjesë e lojës.

Një ekip katër anëtarësh nga Microsoft-i e kanë shpikur këtë teknologji për të cilën thonë se do të jetë një trend i së ardhmes. Pasi patenta për këtë ide interesante u zbulua në shtator të vitit të kaluar, ndërkohë dje në CES 2013 u shfaq një video e cila këtë koncept e quan IllumiRoom dhe tregon qartë se si është paramenduar dhe se si do të duhej të funksionojë.

IllumiRoom i Microsoft momentalisht nuk është prodhim konkret, por vetëm një dëshmi e konceptit.

Ky koncept punon me ndihmën e Kinect për Windows i cili së pari e skanon dhomën dh kështu llogaritë pamjen dhe gjeometrinë e hapësirës, kështu që projektori mund të përshtatë imazhet e projektimit për dhomën.

Qëllimi i kësaj teknologjie gjithsesi është të krijohet një përvojë sa më impresive e lojës. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>