Lajme lojërash

Koleksion 30 vjeçar lojrash shitet në e-bay për 550,000 $

Feb 20 2013
0 Shpërndarje
Koleksion 30 vjeçar lojrash shitet në e-bay për 550,000 $

Nëse keni një koleksion lojrash për të shitur, atëhere eBay është vendi i duhur për ta bërë. Para pak kohësh pamë një lojë SNES e cila ofrohej për 24,999 $ ndërsa pak më vonë 795 lojra GBA për 5,104 $.

Tani koleksioni më i fundit përshin një set prej më shumë se 7500 produkteve të koleksionuara në një kohë prej 30 vitesh. Çmimi fillestar i blerjes u vendos 550,000 $.

Një shumë e madhe, por me ti hedhur një sy koleksionit kuptohet përse. Gjithsej janë 6850 lojra, më shumë se 330 platforma, 220 doreza dhe 185 aksesorë.

Nëse një objekt loje ka dalë 30 vitet e fundit, atëhere ka gjasa të jetë këtu. Personi që i zotëron shpenzoi kohën për ti bërë foto të gjitha objekteve, dhe i hodhi në 20 albume në ImageShack në një shumë totale prej 1424 fotosh. Arsyeja pse ai po i shet është thjesht sepse koleksioni është shumë i madh dhe ska vend ku ti mbajë.

Ai gjithashtu me sa duket e kuptoi se nuk ka kohë ti luajë të gjitha. Edhe pse është një koleksion që çdo i pasionuar mbas lojrave do të ishte krenar ta kishte, është pa gjasa që dikush do ta blejë, kjo për shkak të çmimit që ka. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>