Lojërat

Kinect shet 2.5 milion njësi në muajin e parë

Nov 30 2010
0 Shpërndarje
Kinect shet 2.5 milion njësi në muajin e parë

Microsoft Kinect është shitur në më shumë se 2.5 milion njësi brenda më pak se një muaji, dhe këtë e ka konfirmuar edhe Microsoft përmes një komunikate për media të lëshuar gjatë ditës së hënë.

Kjo është gati dyfish shitje më e shpejtë sesa rivali Sony Move, që ka shitur vetëm 1 milion njësi në muajin e parë të paraqitjes në treg. E gjithashtu kjo shifër është arritur edhe më shpejtë sesa shitja e Apple iPad, që ka arritur në 2 milion njësi të shitura në dy muajt e parë.

Natyrisht, kjo nuk do të thotë se mund të parashikojmë deri në atë masë që të themi se Kinect do të jetë pajisja elektronike me shitjen më të shpejtë deri më sot – apo do të jetë dhurata më e kërkuar e vitit. Në fund të fundit, shitjet e muajit të parë të Microsoft janë iniciuar nga shitjet e “Black FridaY’, të cilën gjë nuk kanë mundur ta arrijë as Sony e as Apple, të cilët nuk patën produkte për të shfaqur në shitje gjatë vikendit më të madh të shopingut të këtij viti.

Lexoni më shumë në www.pcworld.al

Lajmet e fundit>