Lajme lojërash

Kinect për Xbox One do të mbështes skanimin e kodeve QR

Jul 5 2013
0 Shpërndarje
Kinect për Xbox One do të mbështes skanimin e kodeve QR

Kamera e gjeneratës së ardhshme të Kinect për Xbox One do të mbështes skanimin e kodeve QR, duke iu mundësuar përdoruesve që me lehtësi të shpengojnë dhe të konfirmojnë shkarkime të lojërave dixhitale, ka konfirmuar Microsoft për Polygon.

“Siç është konfirmuar nga Marc Whitten në Twitter, Kinect në Xbox One do t’iu mundësojë konsumatorëve tanë që të shpengojnë kodet QR dhe të konfirmojnë shkarkimet e lojërave dixhitale,” ka treguar një zëdhënës i ndërmarrjes Microsoft. “Përparimet teknologjike të Kinect për Xbox One mundësojnë një integrim më të thellë në platformën tonë dhe ne jemi të gëzuar që të shpërndajmë më tepër rreth mundësive të Kinect-it të ri në muajt e ardhshëm.”

Lajmi rreth mundësisë së sensorit të gjeneratës së ardhshme erdhi gjatë ditës së martë kur Marc Whitten, që është zëvendës president korporate i Xbox Live, cicëroi konfirmimin për veçorinë e re të harduerit si reagim ndaj imazhit të postuar në Reddit. Fotografia, që përshkruan Xbox One Kinect, përmbante: “Nëse do të kërkoni këtë gjë, atëherë të paktën na e jepni këtë opsion për të futur 15 kodet tona që vijnë me lojërat e reja.”

Sipas sistemit të tanishëm të Microsoft-it, nëse përdoruesit duan të shpengojnë një kod për një lojë, përmbajtje të mundshme për shkarkim ose ndonjë gjë tjetër dixhitale, atyre iu kërkohet që të shkruajnë në një varg të karaktereve të shumtë duke përdorur kontrolluesit e sistemit, një Chatpad për Xbox 360 ose tastierë të mbështetur për përdorim.

Sensori i ri mundëson videon 1080p në 30 korniza për sekondë, 60 për qind fushë më të gjerë të pamjes dhe do të punojë në dhomat e errëta duke përdorur teknologjinë infrared. Përgjatë teknologjisë së re “koha për fluturim”, sensori është në gjendje që të matë kohën që i duhet fotonit që të tërhiqen nga lojtarët. Ai ka po ashtu mundësinë që të lexojë baraspeshimin e përdoruesit, bartjen e peshës dhe matjen e të rrahurave të zemrës gjatë ushtrimit. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>