Lajme lojërash

Kina ndërton një restorant me motiv nga League of Legends

Feb 21 2013
0 Shpërndarje
Kina ndërton një restorant me motiv nga League of Legends

Kina me sa duket po e vazhdon sukseshëm traditën e saj për të kopjuar firma të njohura dhe për të shkelur patenta. Gjëja e fundit që ka bërë është hapja e një restoranti me temë të lojës shumë të njojtur online League of Legends.

Gjithsesi ky fakt nuk i ndalon fansat për të shkuar dhe për të ngrënë te ky restorant. I gjithë restoranti është i veshur si personazhet nga loja. Gjithashtu dhe stafi si kamarierët, banakierët dhe recepsionistiët.

Gjithashtu është vendosur një kompjutër në mes të sallës për të gjithë ata klientë që duan të lozin gjatë kohës që presin ushqimin e tyre. Sipas MMOCulture.com, klientët mund të fitojnë ulje nëse arrijnë të bëjnë gjëra të caktuara në lojë.

Pavarësisht këtyre fakteve, restoranti është si çdo tjetër në Kinë dhe shërben akrepa, gjarpërinj apo insekte. Çmimet janë të arsyeshme. Një koktejl mund të kushtojë rreth 5.6 $ dhe pjata më e shtrenjtë 20 $.

Pronarët e restorantit harxhuan 160 mijë dollarë për ta ngritur, dhe njësoj siç do të thoshte një lojtar i League of Legends, para e harxhuar mirë. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>