Lojërat

Killzone: Mercenary – dihet data e lançimit, del trailer i ri

Feb 3 2013
0 Shpërndarje
Killzone: Mercenary – dihet data e lançimit, del trailer i ri

Loja eksluzive e PS Vita Killzone: Mercenary e ka marrë datën zyrtare të lançimit. Sony ka zbuluar se kjo lojë do të dal në shitje me 18 shtator, ndërsa është shfaqur edhe traileri i ri të cilin mund ta shihni më poshtë.

Duke luajtur lojën Killzone: Mercenary, lojtarët do të kenë mundësi t’i shohin ngjarjet nga një prespektivë tjetër nga të tri lojët e mëparshme të Killzone, ndërsa duke luajtur rolin e mercenarit gjakftohtë do të kenë mundësi të kryejnë punë të “ndyta” për të gjitha palët në konflikt.

Sipas fjalëve nga Sony, na pret një fushatë nëntë orëshe dhe një multiplayer shumë i mirë në të cilin mund të marrin pjesë deri në tetë lojtarë. Secili lojtar do të ketë llogarinë e vet, fondet e të cilëve do të përdoren për të përmirësuar karakterin tuaj dhe blerjen e pajisjeve të reja dhe armëve.

Kjo është loja e parë të cilët nuk ka punuar kompania Guerrila Games. Zhvillimin e kësaj loje i’a kanë besuar ekipit zhvillues Guerrila Cambridge, të njohur për zhvillimin e lojës për PC LittleBigPlanet dhe shumë titujve tjerë për Sony PlayStation 2 siç janë MediEvil, Primal, Ghosthunter, 24: The Game e shumë të tjera.

Sipas asaj që mund të shohim në trailer mund të themi se do të kemi një hit të madh në botën e lojërave. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>