Lajme lojërash

Këto janë lojërat më të shtrenjta në histori

Oct 26 2013
0 Shpërndarje
Këto janë lojërat më të shtrenjta në histori

Prodhimi i nëntë lojërave më të shtrenjta të krijuara ndonjëherë ka kushtuar rreth 755 milion dollarë, ndërsa vendin e parë e mbanë kompania Rockstar e cila nuk kursen të investojë paratë në lojëra, investim ky që kthehet shumëfish! Që loja të bëhet hit ajo duhet të ketë tregim të shkëlqyer, gameplay të mrekullueshëm, por edhe grafikën më të mirë dhe kontrolle të optimizuara.

E gjitha kjo kushton. Me dhjetëra e qindra miliona dollarë investohen gjatë produksionit të video lojërave për konsola dhe kompjuterë, kështu që këto janë bërë konkurrent serioz për investime dhe përfitime edhe për Hollywood-in.

Nëntë lojërat më të shtrenjta të krijuara ndonjëherë janë:

– Half Life (1998), 12 milion dollarë për episodë

– Final Fantasy VII (1997), 45 milion dollarë

– Halo 3 (2007), 55 milion dollarë

– Gran Turismo 5 (2010), 60 milion dollarë

– Crysis 3 (2013), më shumë se 65 milion dollarë

– Final Fantasy XIII (2007), më shumë se 65 milion dollarë

– Skyrim (2011), 85 milion dollarë

– GTA IV (2008), më shumë se 100 milion dollarë dhe

– GTA V (2013), më shumë se 266 milion dollarë

Loja e fundit nga seriali GTA i ka kaluar edhe filmat hit të Hollywood-it me shumën e parave të investuara, ndërsa edhe më mirë i kaloi ata filma për nga përfitimet!

Deri më sot GTA V ka fituar pak më shumë se 1.3 miliardë dollarë, ndërsa nga ana e përfitimeve nuk është numër një.

Shikoni listën e lojërave të cilat kanë përfituar më së shumti:

– World of Warcraft (2003), rreth 10 miliardë dollarë

– Call of Duty: Black Ops (2010), 1.5 miliardë dollarë

– Mario Kart (2008), 1.4 miliardë dollarë

– GTV V (2013), 1.3 miliardë dollarë

– Wii Play (2006), 1.25 miliardë dollarë

– New Super Mario Bros (2006), 1.2 miliardë dollarë

– Gran Turismo (2001), 850 milion dollarë

– Modern Warfare 2 (2009), 780 milion dollarë dhe

– The Sims (2000), 740 milion dollarë.

Infografikun e plotë me lojërat më të shtrenjta dhe ato të cilat kanë fituar më së shumti mund ta shihni më poshtë:

infografik lojra

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>