Lojërat

Keepsake

Oct 4 2012
0 Shpërndarje
Keepsake

Keepsake është një lojë, “vendos dhe kliko”, aventurë e zhvilluar nga Wicked Studios dhe e publikuar nga The Adventure Company dhe Lighthouse Interactive për Microsoft Windows më 17 mars 2006.

Lojtari përdor vetëm mousin për të ecur në lojë dhe të klikojë objektet e saj për të parë udhëzimet apo për të gjetur informacione.

Loja ka një kamera të fiksuar, dhe ndjek historine e Lydia një vajzë e cila kërkon të futet në shkollën e magjisë së Dragonvale Academy.

Keepsake është një lojë e mbushur ose më saktë e tej mbushur, me enigma dhe mistere nga më të ndryshmet dhe nga më të vështirat që do të hasni ndonjëherë. Duke parë që dhe loja është e publikuar nga The Adventure Company, mund të themi se vështirësia e saj e kalon normalen.

Në lojë, Lydia, shkon në shkollën e magjisë për të takuar shoqen e saj të ngushtë, Celeste, jashtë shkollës po kur ajo arrin në shkollë është e boshatisur dhe Celeste nuk gjendet askund. Me ndihmën e një ujku (i cili pretendon të jetë një drago dhe një familjar i fuqishëm) i quajtur Zak, Lydia vendos të kërkojë për shoqen dhe të zbulojë se çfarë ka ndodhur në Dragonvale Academy që shkaktoi zhdukjen e qindra sutendëve dhe të bashkohet me shoqen e ngushtë.

Vlerësimet për lojën kanë qenë disi të dobta ku nga GameSpot mori vetëm 5.7/10, i cili nuk pëlqeu historinë, por vlerësoi shumë enigmat e vështira. IGN i dha notën 7.2, duke thënë se pjesa e dytë e lojës, përfshirë dhe enigmat e pamundura për t’u zgjidhur, nuk kishte fare kuptim. (GameWorld Albanian)

Tags >

Keepsake
Lajmet e fundit>