Lojërat

Kapja e pamjeve brenda lojërave dhe sfondet janë duke ardhur në Xbox One

Oct 9 2014
0 Shpërndarje
Kapja e pamjeve brenda lojërave dhe sfondet janë duke ardhur në Xbox One

Udhëheqësi i sektorit të Xbox-it në Microsoft, PhilSpencer, ka konfirmuar që poseduesit e Xbox One do të jenë në gjendje që të marrin pamje brenda lojës dhe të rregullojnë pamjen e panelit të konsollës së tyre. Duke folur në një intervistë për Inner Circle, Spencer tha që “pamjet dhe fotografitë e prapavijës janë gjërat në të cilat jemi duke punuar” dhe tha po ashtu që edhe mundësia për të kapur pamje brenda lojës do të shtohet në të ardhmen.

Konsolla e re nga kompania Microsoft tashmë ka pranuar një numër të përditësimeve mujore që kanë shtuar disa veçori të cilat nuk ishin të pranishme në kohën kur u lëshua konsolla, duke përfshirë një lëshues të ri të mediave, funksionim më të mirë të Smart Glass dhe mbështetje për diskun e jashtëm. Shtojcat për ndërfaqen e përdoruesit që janë planifikuar të vijnë me siguri do të vijnë si pjesë e një përditësimi të ardhshëm, por ai tha që prioriteti dhe koha e zhvillimit nënkuptonte që ai nuk ishte në gjendje që të gjente një datë për shtimin e tyre. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>