Lojërat

Kane & Lynch: Dead Men

Jul 9 2012
0 Shpërndarje
Kane & Lynch: Dead Men

Kane & Lynch: Dead Men është një lojë luftë me bashkëpunim, me pamje në vetë të tretë e zhvilluar nga IO Interactive dhe e publikuar nga Eidos Interactive në Amerikën e Veriut dhe Europë për Microsoft Windows, Play Station 3 dhe Xbox 360.

Loja mori disa vlerësime mesatare dhe preferohet shumë nga të apasionuarit e krimit dhe luftës.

Në këtë lojë, lojtari kontrollon Kane. Ai shoqërohet nga Lynch, dhe në disa raste nga mercenarë tjerë të paguar. Edhe pse, pothuajse, ka të njëjtën mënyrë loje si Kane, Lynch ka një temperament shumë agresiv në të cilën ai ka vegime ku të gjithë i duken sikur janë policë, dhe ku disa mbajnë një kokë kafshe. Lynch mban një shotgun dhe një revolver si armë shtesë, ndërsa Kane mban një pushkë dhe një pistoletë, edhe pse është e mundur të ndryshohen armët.

Armët shtesë si granatat, snajperët dhe karabinat mund të merren, dhe mund të ndahen midis aleatëve. Lojtari mund të mbulohet duke u mbështetur në mur dhe mund t’i shmanget plumbave. Kur ka me vete mercenarë të paguar, ai mund të urdhërojë si ta ndjekin, të lëvizin në një pozicion specifik ose të sulmojnë. (GameWorld Albanian)

 

Lajmet e fundit>