Lojërat

Ju mund të luani lojën “Smash Bros” me një kontrollues GameCube

Jun 20 2014
0 Shpërndarje
Ju mund të luani lojën “Smash Bros” me një kontrollues GameCube

Wii U ofron opsione të ndryshme të kontrollit, nga Gamepad-i e deri tek Wii Remote dhe me lëshimin e Super Smash Bros, ajo listë është duke u zgjeruar. Nintendo sapo ka lajmëruar që ju do të jeni në gjendje që ta luani lojën me një kontrollues GameCube, që është një kontrollues të cilin dashamirësit e flaktë e duan shumë – falë një adaptuesi të ri.

Kompania nuk ofroi ndonjë hollësi tjetër, se kur adaptuesi do të jetë në dispozicion ose se sa do të kushtojë, por shumë shpejt do të jeni në gjendje që ta shihni atë në aksion; kontrolluesit e GameCube do të përdoren në turneun me ftesa Smash Bros që pritet të zhvillohet në E3 gjatë muajit të ardhshëm. Ndërkohë, versioni Wii U i lojës nuk pritet të lëshohet deri në fund të këtij viti. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>