Lojërat

Ju do të mund të luani Far Cry 4 në PlayStation edhe nëse nuk e keni lojën

Jun 16 2014
0 Shpërndarje
Ju do të mund të luani Far Cry 4 në PlayStation edhe nëse nuk e keni lojën

Far Cry 4 do t’ua mundësojë lojtarëve që të luajnë sesione me shumë veta edhe nëse ata nuk e kanë kopjen e lojës, ka zbuluar Sony. Duke folur në konferencën për shtyp në E3, Adam Boyes nga Sony tha që njerëzit që luajnë lojën e zhvilluar nga Ubisoft në PlayStaton 4 ose PlayStation 3 do të jenë në gjendje që të ftojnë cilindo nga shokët e tyre nga PSN në lojën e tyre, kur ajo të lëshohet gjatë muajit nëntor, siç është planifikuar.

Po ashtu kjo gjë u lajmërua edhe nëpërmjet një cicërime të postuar në rrjetin Twitter nga llogaria zyrtare e PlayStation në këtë rrjet: Hollësi e këndshme: Merrni Far Cry 4 në PS4 ose PS3 tuaj, ftoni ndonjërin nga shokët e juaj nga PSN në botën tuaj… edhe nëse ata nuk e posedojnë lojën. (GameWorld Albanian)

Tags >

Far Cry
Lajmet e fundit>