Lajme lojërash

John Carmack: Hardueri i Xbox One dhe PS4 pothuajse i njëjtë

Aug 5 2013
0 Shpërndarje
John Carmack: Hardueri i Xbox One dhe PS4 pothuajse i njëjtë

Hardueri i Xbox One dhe PlayStation 4, sipas bashkë -themeluesit të id Software, John Carmack, është pothuajse i njëjtë. “Është pothuajse e mahnitshme se sa afër janë në mundësi, ja të ngjashëm janë,” tha Carmack në QuakeCon. “Dhe mundësitë që ata i japin janë në thelb të njëjta.”

Ai e pranoi që janë disa dallime në arkitekturën e memories dhe disa veçori të tjera teknike, por në përgjithësi, “është pothuajse e çuditshme se sa të afërt janë,” tha ai.

“Në afat të shkurtër, është e qartë që do të jetë një gjë e mirë për zhvilluesit, lojtarët… është një gjë e shkëlqyeshme për AMD-në,” shtoi Carmack. “Unë personalisht jam në masë të madhe jam i dhënë që të kem të gjitha blerjet e mia dxhjitale në një kopsht të kuruar. Të gjitha gjërat e mia në iTunes, në gjërat në Amazon, në Steam. Dhe është një gjë pozitive.”

Xbox One (500 dollarë) dhe PS4 (400 dollarë) pritet të lëshohen më vonë gjatë këtij viti. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>