Lajme lojërash

Janë shitur 3 milion kopje të video lojës DayZ

Jan 26 2015
0 Shpërndarje
Janë shitur 3 milion kopje të video lojës DayZ

Zhvilluesi dhe publikuesi i video lojërave,Bohemia Interactive, ka provuar se një lojë nuk e ka të nevojshme të jetë e mirë për të qenë popullore. Ajo e ka dhënë këtë provë duke nxjerrë raportin se loja DayZ e saj ka shitur mbi 3 milion kopje që prej 16 dhjetorit të 2013 kur ajo është testuar për herë të parë.

Kësaj loje me shumë lojtarë ju deshën vetëm 4 javë që të arrinte një million kopje të shitura, dhe tashmë me këto arritje të fundit po provohet se interesi për të vjen gjithnjë duke u rritur. Loja ka qenë në versionin alfa për më shumë se një vit dhe zhvilluesit shprehen se nuk e presin atë të shkojë drejt beta-s deri në fund të 2015.

David Durcak, shefi i projektit u shpreh “ E falenderojmë pafund secilin prej tre million lojtarëve të cilët na janë bashkuar në udhëtimin e gjatë të lojës DayZ ku që të gjithë ju e keni ndihmuar atë të arrijë këtë sukses.”

Gjithashtu Durcak shtoi se skuadra është duke punuar fort për të sjellë më tepër përmirësime me dizajnin si dhe me zgjidhjet e mundshme për të parandaluar hakimet, dhe kjo gjë ka ndodhur pasi kjo lojë është hakuar që ditën e parë të lançimit të saj.

Bohemia ka premtuar se loja finale do të jetë gati nga viti 2016, si dhe njëkohësisht duket është duke u punuar në një version për konsolat, pavarsisht se për këtë çështje ka shumë pak informacion. (Game World Albanian)

Tags >

Day Z
Lajmet e fundit>