Lojërat

Jackie Chan Stuntmaster

Nov 1 2012
0 Shpërndarje
Jackie Chan Stuntmaster

Jackie Chan Stuntmaster është një lojë për PlayStation e bazuar në aktorin e arteve marciale, Jackie Chan.

Loja doli në treg më 29 mars 2000 e zhvilluar nga Radical Entertainment dhe e publikuar nga Midway Games. Loja shfaq Jackie Chan i cili duhet të luftojë përmes shumë armiqve në zona të ndryshme të New York.

Historia nis me grabitjen e gjyshit të Jackie nga hajdutët, dhe lojtari duhet t’a shpëtojë. Kjo do të thotë se ai duhet të luftojë përmes qytetit të New York për t’a marrë.

Jackie gjithashtu përballet dhe me shumë sfida të ndryshme, pra ai duhet të kombinojë lëvizje të ndryshme për të arritur qëllimin.

Gjatë ndërtimit të lojës Radical është konsultuar gjithmonë më Jackie Chan për t’i dhënë asaj ngjyrat sikur të ishte një film i tij. Kjo përfshin Jackie që përdor lëvizjet sikur të jetë ai, gjithashtu dhe zëri është po i aktorit.

Gjatë përfundimit të lojës tregohen video që Jackie po flet rreth lojës dhe rreth vetes gjatë krijim të saj. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>