Lajmet

Ja strategjia e cila mund ta bëjë Wii U-në që ta mposhtë PlayStation 4 dhe Xbox One

Jul 4 2014
0 Shpërndarje
Ja strategjia e cila mund ta bëjë Wii U-në që ta mposhtë PlayStation 4 dhe Xbox One

Nintendo Wii dominoi gjeneratën e kaluar të konSollave, duke shitur 100 milionë njësi, në krahasime 80 milionë sa kishin arritur të shiteshin Xbox 360 dhe PlayStation 3 veç e veç. Por deri tani në këtë gjeneratë, PlayStation 4 ka shitur 7 milionë njësi dhe është përpara shifrave të fundit të konfirmuara për shitjen e Wii U, megjithëse Sony e lëshoi konzollën një vit pasi e bëri këtë gjë Nintendo. Si mundet Nintendo të përmirësojë të ardhmen e vet dhe të dalë në majë të kësaj gjenerate të konSollave? Kjo është pyetje që IGN ia bëri ekzekutivit të Nintendo-s së America, Reggie Fils-Aime, gjatë një interviste të fundit.

“E tëra është për përmbajtjen,” tha Fils-Aime. “Për ne, nëse shikoni prapa se çfarë ishim në gjendje të bënim gjatë gjeneratës së Wii-së. Çfarë ne jemi në gjendje të bëjmë me DS-në. Çfarë jemi duke bërë me 3DS. Është për përmbajtjen. Ka të bëjë me përmbajtjen që zgjeron gjurmën për platformën. Ka të bëjë me përmbajtjen që sjell bazën e instalimeve. Dhe teksa e bëjmë atë, qëllojani? Njerëzit blejnë harduerë.”

Reggie tha që teksa njerëzit blejnë konSollat Wii U, ata do të flasin me shokët e tyre rreth “përvojave të shkëlqyera që janë duke pasur,” dhe kjo si rezultat do të çojë edhe në më tepër shitje, tha ai. Ai sugjeroi që Wii U ka pasur një fillim më të ngadalshëm se sa që e ka pritur Nintendo, por kjo nuk domethënë që konzolla nuk mund të arrijë të shitet 100 milionë herë.

“Kjo është ajo që ne bëmë me Wii. Kjo është ajo që ne bëmë me DS në një bazë globale. Kjo është ajo që ne jemi duke provuar të bëjmë me 3DS dhe Wii U, por ajo fillon me përmbajtjen,” tha Fils-Aime. “dhe kjo është arsyeja pse, në ngjarjet si SE, zhvilluesit kalojnë kaq shumë kohë duke folur për përmbajtjen dhe se si janë duke prurë inovacione atje.”

Duke shpjeguar fillimin e ngadalshëm të Wii U-së, Fils-Aime e pranoi që lojërat si Super Mario 3D World, Wii Fit U, Pikmin 3 dhe The Legend of Zelda: The Wind Waker HD ishin të gjitha vonë në treg. “Këto janë të gjitha lojërat që ne donim t’i lëshonim më herët në jetën e sistemit,” tha ai. Dhe si rezultat, Nintendo nuk ishte në gjendje që të grumbullonte shtytje të mjaftueshme.

Por tani kjo është duke ndryshuar. Mario Kart 8 u lëshua në fund të majit dhe shiti më tepër se 2 milionë kopje gjatë muajit të parë. Loja po ashtu solli një “shtytje mjaft të këndshme” për biznesin e përgjithshëm të Nintendo-s, tha Fils-Aime. Në të ardhmen, Nintendo do të shikojë në lojërat si Bayonetta 2 dhe Super Smash Bros-in e ri. “Ne mendojmë që kjo fazë e lëshimit të produktit është ajo që na duhet për të sjell vërtet shtytje për Wii u,” tha Fils-Aime.

Por nuk ka të bëjë vetëm për lojëra. Kompania pritet të lëshojë edhe një nismë ambicioze, të quajtur amiibo, më vonë gjatë këtij viti.

Ja numri i shitjeve të sistemeve:

• Wii U – 6.17 milionë sisteme të shitura deri më 31 mars, 2014

• PS4 – 7 milionë sisteme të shitura deri më 6 prill 2014

• Xbox One – 3 milionë sisteme të shitura, deri më 31 dhjetor 2013; 5 milionë sisteme të shitura deri në prill të vitit 2014. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>