Lojërat

Ja se si janë krijuar audiot e mahnitshme të lojës Driveclub

Jun 3 2014
0 Shpërndarje
Ja se si janë krijuar audiot e mahnitshme të lojës Driveclub

Loja ekskluzive e garave me makina për PlayStation 4, Driveclub duket mjaft mirë në pamjet dhe videot e paraqitura, por zhvilluesi Evolution Studios thotë që ajo përmban disa nga audiot më të mira në industri. “Ne në fillim kemi shikuar nëse do të mund blinim mostra dhe kemi shkuar tek prodhuesit,” tha në një intervistë për PlayStation Blog, menaxheri i audiove Alan McDermott. “Por nuk ishte mjaft mirë për ne për ta bërë atë që donim ta bënim.”

Në vend të blerjes së mostrave, McDermott dhe skuadra e tij i kaluan dy vite e gjysmë udhëtimi në mbarë botën për të bërë incizimet e tyre të audiove për të gjitha makinat në lojë. “Ne kemi ndjekur këto makina në mbarë botën,” thotë ai. “Nuk ka aq shumë Pagani Huayras në dispozicion. Ata thjesht nuk i dërgojnë ato sipas tekave. Është në Japoni në një të mërkurë, do të jetë në Itali gjatë të shtunës… ne i ndoqëm ato. Ne kemi dalë tërësisht.”

Secili incizim përdorte të paktën 16 mikrofonë në secilën makinë dhe në disa raste, deri në 27 të tillë. “Gjatë një pjese të madhe të kohës me simulimin e lojërave me makina, zhvilluesi do të incizojë një bashkësi të mostrave dhe më pas ajo është,” tha ai. “Ata i përdorin ato mostra si për tingujt e brendshëm, ashtu edhe për ata të jashtëm. Ne nuk e bëmë atë. Ne incizuam mostra të bëra me porosi për çdo gjë – tubin e shkarkimit, makinën, kabinën.”

McDermott tha që ai është mjaft i sigurt që Evolution Studios tani përmban incizimet më të sakta të veturave dhe madje BMW-ja dhe Mercedes-i kanë pyetur madje që këto incizime të zëvendësojnë ato që i përdorin ata. Driveclub është planifikuar të lëshohet më 7 tetor. Një version pa pagesë me të gjitha veçoritë do të jetë në dispozicion për abonentët e PlayStation Plus (50 dollarë në vit). (GameWorld Albanian)

Tags >

Driver
Lajmet e fundit>