Lajme lojërash

Ja se si duket Star Wars në Minecraft

Jul 18 2014
0 Shpërndarje
Ja se si duket Star Wars në Minecraft

Minecraft mund të jetë një lojë, por dashamirësit e kanë përdorur atë për të ndërtuar konstrukte të disa lokacioneve më të paimagjinueshme – dhe së shpejti në të do të jetë e pranishme një galaktikë shumë larg prej nesh.

Një skuadër e vogël ka kaluar më tepër se tre vite në rikrijimin e filmit origjinal Star Wars në lojë dhe ata sapo kanë lëshuar disa pamje të shkurta ku tregohet se si bota e George Lucas-it duket duke përdorur veçoritë e lojës shumë të popullarizuar Minecraft.

Versioni përfundimtar ende s’është gati, por ju do të jeni në gjendje që ta shkarkoni atë falas kur të jetë. Ai version sidoqoftë pritet të jetë pa tinguj – për ta shijuar përvojën e plotë, do të ju duhet që ta sinkronizoni atë version me një kopje të A New Hope. (GameWorld Albanian)

Tags >

minecraft
Lajmet e fundit>