Lajme lojërash

Ja se çfarë ju nevojitet për të luajtuar The Sims 4

Jul 31 2014
0 Shpërndarje
Ja se çfarë ju nevojitet për të luajtuar The Sims 4

Electronic Arts ka zbuluar kërkesat minimale të sistemit për Sims 4. Përveç një lidhje në internet, një llogarie në Origin për ta aktivizuar produktin dhe një tastierë dhe mi, do të ju duhet:

• Sistemi operativ: Windows XP (SP3), Windows Vista (SP2), Windows 7 (SP1), Windows 8, ose Windows 8.1 • Procesori: 1.8 GHz Intel Core 2 Duo, AMD Athlon 64 Dual-Core 4000+ ose ekuivalent me të (Për kompjuterët që përdorin çipe të brenda-ndërtuar grafikë, loja kërkon 2.0 GHz Intel Core 2 Duo, 2.0 GHz AMD Turion 64 X2 TL-62 ose ekuivalent me të)

• Memoria: Të paktën 2 GB RAM

• Hard disku: Të paktën 9 GB hapësirë të lirë me të paktën 1 GB hapësirë shtesë për përmbajtje të posaçme dhe lojëra të ruajtura

• DVD-ROM: DVD ROM kërkohet vetëm për ta bërë instalimin

• Video karta: 128 MB Video RAM dhe mbështetje për video kartelat e mbështetura Pixel Shader 3.0.: NVIDIA GeForce 6600 ose më të mirë, ATI Radeon X1300 ose më të mirë, Intel GMA X4500 ose më të mirë

• Kartela e zërit: E përshtatshme për DirectX 9.0c

• DIRECTX: I përshtatshëm për DirectX 9.0c

Nuk është befasi që këto kërkesa janë relativisht të ulëta. Sims është seria më e shitur e lojërave për PC, kështu që arrin një audiencë të gjerë dhe të ndryshme, ku shumë lojtarë e luajnë lojën me harduerë të ulët. Sipas kërkesave të mësipërme, do të mund ta luani Sims 4 në shumë laptopë standardë që janë lëshuar në vitet e fundit. Sidoqoftë, mbani mend që këto janë vetëm kërkesat minimale, kështu që përvoja në lojë mund të përmirësohet me harduerë më të mirë.

Një video e lëshuar së fundi për Sims 4 zbuloi që EA ka plane për diçka të quajtur Sims 4 Premium, që është shërbim që përfshin qasje të hershme në përmbajtjen e ere. Sims 4 është planifikuar për t’u lëshuar më 2 shtator për PC dhe Mac. (GameWorld Albanian)

Tags >

lojëra
Lajmet e fundit>