Lojërat

Ja një shembull tjetër i përqeshjeve të mundshme gjatë lojës në Xbox One

Apr 2 2014
0 Shpërndarje
Ja një shembull tjetër i përqeshjeve të mundshme gjatë lojës në Xbox One

Përdoruesi në YouTube me nofkën “Master of Luck” (shqip, “Mjeshtri i Fatit”) është rikthyer me një video tjetër që demonstron mundësinë e përqeshjes për Xbox One. Në videon e tij të fundit, ai e krijon një etiketë loje të quajtur “Xbox Skypee” dhe më pas i bezdis lojtarët e tjerë në Call of Duty: Ghosts derisa ata ta thonë emrin e tij.

Kur një lojtar thotë “Xbox Skypee,” Kinect mendon që ata duan ta lëshojnë shërbimin Skype, por kjo atyre thjesht iu ndërpret sesionin, duke shkaktuar nervozizëm. “Master of Luck” publikoi një video në janar duke treguar një mundësi të ngjashme të tillë të përqeshjes, ku ai e formoi etiketën e lojës “Xbox Sign Out”, që paraqiti edhe më tepër probleme. Natyrisht, ju gjithmonë mund ta shkyçni Kinect-in tuaj ose të luani me shokë online në një seksion privat për t’iu shmangur gjërave të papërshtatshme. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>