Lojërat

Ja lojërat falas që Microsoft i ofron për Xbox 360 gjatë muajit mars

Mar 2 2014
0 Shpërndarje
Ja lojërat falas që Microsoft i ofron për Xbox 360 gjatë muajit mars

Microsoft ka lajmëruar që dy lojëra do t’i ofrojë pa pagesë për anëtarët e Xbox Live Gold në muajin mars si pjesë e programit të vet Lojërat me Ari. E para është Civilization Revolution e Sid Meier, që është lëshuar në vitin 2008 dhe që mund të shkarkohet që nga 1 marsi. GameSpot e kishte shpërblyer Civilization Revolution me 9 pikë në vëzhgimin e vet.

Ndërsa nga 16 marsi deri në fund të muajit, Microsoft do ta ofrojë Dungeon Defenders të Xbox Live Arcade. Lojërat me Ari gjatë shkurtit ishin Dead Island dhe Toy Soldiers: Cold War. Në fillim të muajit shkurt, ekzekutivi i Microsoft-it Phil Spencer tha që do të mund të prisnim ardhjen pas pak kohe të Lojërave me Ari për Xbox One. (GameWorld Albanian)

Tags >

xbox 360
Lajmet e fundit>