Lajme lojërash

Ja fleta me këshilla për Xbox One: Çfarë mund t’i thoni Kinect-it të bëjë

Nov 26 2013
0 Shpërndarje
Ja fleta me këshilla për Xbox One: Çfarë mund t’i thoni Kinect-it të bëjë

Çdo Xbox One vjen me një sensor të ri Kinect, një pajisje e fuqishme periferike që ia mundëson konsollës së lojës që të lexojë ritmin e lëvizjes së zemrës suaj dhe të reagojë ndaj komandave tuaja me zë.

Sipas vëzhgimit të bërë të Xbox One nga The Verge, është zbuluar që Kinect në përgjithësi njeh vetëm urdhrat mjaft të veçantë si “Xbox turn off” (“Xbox ndalu”) dhe “Xbox Bing”. Për të kuptuar më tepër për atë se sa komanda të tilla janë, mund të shihni një fletë me këshilla të lëshuar nga Microsoft me disa shembuj.

Përveç urdhrave të dobishëm si “Xbox Snap” dhe “Xbox Play” për shembull, ju po ashtu mund të thoni “Xbox Help” në cilindo ekran ose në cilindo aplikacion për të sjell një manual të thjeshtësuar për përdoruesin.

“Xbox Invite” është një shkurtesë për të marrë shokët e juaj në aksion, duke iu mundësuar që të merrni ndërfaqen e Gostisë pa e lënë lojën tuaj dhe mund të thoni “Xbox Play Music” për të filluar në shpejtësi lëshimin e audios së fundit që keni qenë duke e dëgjuar në aplikacionin Xbox Music.

Në të do të gjeni po ashtu gjeste të dobishme të cilat Kinect mund t’i njohë për të shkuar përgjatë panelit dhe për të zmadhuar dhe zvogëluar pamjen në aplikacione, si Internet Explorer. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox One
Lajmet e fundit>