Lajme lojërash

Ja cilat janë 3 lojërat falas që do të gjeni në Xbox One dhe Xbox 360 gjatë shtatorit

Aug 29 2014
0 Shpërndarje
Ja cilat janë 3 lojërat falas që do të gjeni në Xbox One dhe Xbox 360 gjatë shtatorit

Të pasionuarit pas Xbox me siguri do të kenë çfarë të luajnë këtë shtator. Ajo që ka mbërthyer vëmendjen e publikut është Halo: “Koleksioni i Mastershefit”. Me më shumë se 100 harta multiplayer dhe 4 fushata të plota, ky koleksion pritet të jetë një nga marrëveshjet më të mira të sezonit të festave. Duhet të theksojmë se paketa nuk përfshin gjithçka.

Gjatë muajit shtator, Microsoft do të ofrojë vetëm 3 lojëra falas për abonentët GOLD të Xbox Live. Pronaret e Xbox 360 do të kenë të tyren lojën më të re “Monaco”. Kjo është një lojë vjedhje “Çfarë është e jotja, është e imja” dhe Halo Reach: një lojë e Halo që nuk u përfshi në koleksionin që folëm më lartë. Nëse jeni të padurueshëm dhe nuk prisni dot derisa të lançohet Koleksioni i Mastershefit Halo në nëntor, atëherë provoni të luani Reach që është pak a shumë një parapërgatitje për këtë lojë. Muajin që vjen ju mund të keni Reach falas.

Për fanatikët e aksionit rekomandohet loja “Super Time Force”, një lojë me beteja, armiq e vrasje. Kjo është loja më e mirë që Xbox ofron falas pa qenë i abonuar në GOLD, ndaj ju nuk duhet ta humbisni atë. Super Time Force do të jetë e disponueshme gjatë gjithë muajit, ndërsa nëse doni të luani “Monaco” ju duhet ta shkarkoni atë nga 1-15 shtator, “Halo Reach” 13-30 shtator. Këto tre lojëra janë pa dyshim ato që do t’jua shtojnë argëtimin këtë vjeshtë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>