Lajme lojërash

Ish- punonjësi i Sega zbulon prototipin Sega Pluto

Apr 19 2013
0 Shpërndarje
Ish- punonjësi i Sega zbulon prototipin Sega Pluto

Një ish – punonjës i Sega postoi një foto të një console Sega që nuk doli kurrë.

Nga informacionet pajisja quhet Sega Pluto, e cila është një Sega Saturn me modem Netlink në brendësi të vet.

Pajisja peshon 2.8kg dhe ka dy porta për leva.

Mbi të është vendosur logoja e Sega Saturn duke treguar se ishte e dizajnuar si një SKU i ri për Sega Saturn.

Sipas personit që e postoi, ekzistojnë vetëm dy prototipe të tilla në të gjithë botën.

Modemi Netlink ishte i përpuethshëm me një numër lojërash të Sega Saturn si Saturn Bomberman dhe Virtual-On. (GameWorld Albanian)

Tags >

Sega
Lajmet e fundit>