Lojërat

Inversion

Mar 5 2013
0 Shpërndarje
Inversion

Inversion është një lojë me qitje në veten e tretë e krijuar nga Saber Interactive dhe e publikuar nga Namco Bandai Games për Microsoft Windows, PlayStation 3 dhe Xbox 360.

Loja doli më 5 qershor 2012 në Amerikën Veriore, 12 korrik 2012 në Australi dhe 13 korrik në Europë. Loja përfshin manupilim të gravitetit dhe ambjent të shkatërrueshëm. Inversion ju jep kontroll të karakterit Davis Rusell në një të ardhme në qytetin Vanguard City.

Qetësia e përgjithshme prishet nga një sulm i paparashikuar dhe nga një armik i panjojtur i quajtur Lutadore. Ky i fundit përdor armë shumë të sofistikuara dhe shumë shpejt është në gjende të shkatërrojë mbrojtjen e qytetit. Me këtë sulm kanë ndodhur dhe shumë ndryshime të çuditshme si kthimi në 0 i gravitetit në zona të ndryshme duke e kthyer botën në kaos.

Davis Russel është një 28 vjeçar dinamik i cili niset në udhëtimin për ti kthyer normalitetin qytetit. Loja mori vlerësime të përziera.

GameRankings dhe Metacritic i dhanë lojës 58.44% dhe 56/100 versionit të Playstation 3 dhe atij të PC 56.67% dhe 59/100. (GameWorld Albanian)

Tags >

Inversion
Lajmet e fundit>