Lojërat

Intervistë me shark nga eXplode

Nov 23 2010
0 Shpërndarje
Intervistë me shark nga eXplode

Ekipi eXplode me një fillim të hatashëm kaloi fazën e grupeve me 3 fitore radhazi. Tani ai do të ndeshet në 1/8 e finalës me liderin dhe favoritin e turnirit, ekipin unique.

Në vijim mund ta lexoni intervistën me lojtarin e ekipit eXplode, Alush “shark” Qoqaj:

GameWorld: A është trajnuar për këtë turnir ekipi eXplode, apo jeni të papërgaditur?

Alush “shark” Qoqaj: Ekipi eXplode në këtë event është ardh i papërgaditur, por prap do të shkoj më tutje, në bazë të fuqive që i kemi ne lojtarët.

GameWorld: Siç dihet në fazën e grupeve keni shënuar 3 fitore radhazi. A keni pritur që fazën e grupeve ta kaloni me këtë lehtësi?

Alush “shark” Qoqaj: Në grupin tonë nuk kishte ndonë vështirësi për të kaluar këtë fazë, ndërkaq ne presim që të shfaqim një lojë më atraktive në 1/8 e finalës ku do të ballafaqohemi me ekipin unique, me të cilin në eventin e kaluar e mundëm me pak vështirës.

GameWorld: Si e cilësoni ndeshjën në 1/8 e finalës mes eXplode dhe unique ?

Alush “shark” Qoqaj: Po…mund të them se është një derbi të cilin e presim me padurim të gjithë. Ne presim gabimet e kundërshtarit që pastaj ta godasim në mënyrën që ne dimë, kështu mendoj se për neve nuk do të jetë një vështirësi e madhe pasi që jemi plotësuar në mënyr ekipore, por mbetet të shihet…

GameWorld: A mund të thuash se ekipit eXplode i’u është kthyer prap forma e dikurshme pas daljes së lojtarëve unn1x, pandazz dhe dibujo nga ekipi ?

Alush “shark” Qoqaj: eXplode edhe pas largimit të 3 lojtarëve të ekipit, ende është ekip që ska thyeshmëri. Mendoj se prap i’u është kthyer forma e shkëlqyeshme që e kishte dikur.

GameWorld: Diçka për fund ?

Alush “shark” Qoqaj: If u want peace, prepare for fight. Have a nice fun when u lose.

eXplode tani në Assasin Creed Tournament luan me këtë lineup:

Ilir “psychox” Drea
Valon “freeman” Ibrahimi
Veton “psymon” Ibrahimi
Alush “shark” Qoqaj
Daut “WiZARD” Agaj
Pajtim “k1llA” Hajdari

Staffi i GameWorld i uron suksese ekipit eXplode në turnirin e tanishëm, Assasin Creed Tournament.

Lajmet e fundit>