Uncategorized

Inteligjenca artificiale e startupit të Elon Musk mund kampionin e botës në Dota 2

Aug 12 2017
0 Shpërndarje
Inteligjenca artificiale e startupit të Elon Musk mund kampionin e botës në Dota 2

Gjatë turneut vjetor Dota 2 të organizuar Valve, suprizë ishte lojtari më i mirë në botë, një robot nga startupi i inteligjencës artificiale të Elon Musk.

Inxhinierët e startupit thanë se robotit ju deshën dy javë mësim dhe trajnim për të mundur kampionin e botës në Dota 2.

Musk reagoi në Twitter me entuziasëm për një ngjarje e cila është e paprecedent kur një robot mund një lojtarë profesionist në botën e esporteve.

Ndërsa demonstrimi ishte i kufizuar vetëm në disa variabla të lojës, ende është suprizë të shohim teksa kampioni i Dota 2 Danylo ishutin të humbasë përballë një roboti.

Sipas tij nisur nga mënyra e lojës roboti më tepër sesa njeri të ngjan me çdo tjetër. Dota 2 është një lojë shumë komplekse kur ekipe prej 5 lojtarësh mësyjnë bazat e njërit tjetrit për ti shkatërruar.

Sa i përket startupit të Elon Musk, OpenAI është një nismë e cila kërkon të parandalojë shkatërrimin e botës nga inteligjenca artificiale, një shqetësim që Musk e ka ngritur prej kohësh.

Madje në një pikë atij tallej me Zuckerberg (http://bit.ly/2hkacWe) lidhur me inteligjencën artificiale.

Lajmet e fundit>