Android

Incredipede tani në dispozicion për iOS dhe Android

Sep 23 2013
0 Shpërndarje
Incredipede tani në dispozicion për iOS dhe Android

Loja me engimë e bazuar në fizikë nga Northway Games, Incredipede, tani është në dispozicion nga Google Play dhe dyqani i aplikacioneve iTunes për 3.99 dollarë. Ky lajm është dhë vetë nga zhvilluesi i lojës.

Ky version për pajisje mobile ka 120 nivele në tri botë të ndryshme. Lojtarët e kanë mundësinë që të dërgojnë personazhe të ndryshme tek shokët për të kontrolluar dhe lirinë për të krijuar enigma duke përdorur nivelin e editorit.

Incredipede ishte nominuar për një çmim në Festivalin e Lojërave të Pavarura për Përsosmëri në Artin Virtual. Loja u lëshua në platformën e Valve-s për Windows dhe Mac gjatë marsit. Versioni për Linux është falas në uebfaqen zyrtare të lojës. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>