Lajme lojërash

Imazhi klasik i Doom i nënshtrohet Photoshop-it

Feb 22 2013
0 Shpërndarje
Imazhi klasik i Doom i nënshtrohet Photoshop-it

Imazhi i paraqitur duhet të jetë i kuptueshëm nga të gjithë ata që e kanë luajtur lojën Doom, por me siguri nuk e keni parë asnjëherë kaq mirë.

Imazhi origjinal kishte një rezolucion prej 320 x 240, por artisti TJ Townsend, ose siç është i njohur ndryshe Elemental79 në uebfaqen DeviantART, harxhoi 35 orë në një periudhë prej 8 ditësh duke e modifikuar në Photoshop. Rezolucioni përfundimtar i fotos doli 9600 x 7211. Arsyeja pse e bëri këtë?

Thjesht sepse “Doom është loja më e mirë që është krijuar ndonjëherë.” Kjo është gjithashtu fotoja me rezolucion më të lartë e tipit 2D që është krijuar ndonjëherë.

Townsed gjithashtu rregjistroi të gjithë procesin dhe e ngarkoi në YouTube për të gjithë të pasionuarit. Madhësia e fotos për tu shkarkuar është paksa e madhe, rreth 28 MB.

Fotoja jo vetëm që është një art fanstastik, por tregon gjithashtu sa gjëra mund të bëhen me Photoshop. (GameWorld Albanian)

Tags >

doom 3
Lajmet e fundit>