Lajme lojërash

“IllumiRoom”, gjenerata e re e Xbox

May 3 2013
0 Shpërndarje
“IllumiRoom”, gjenerata e re e Xbox

Microsoft-i po përgatitet t’iu sjellë lojtarëve një eksperiencë të paharrueshme me anë të IllumiRoom, i cili përdor një Xbox Kinect dhe një projektor për të zgjeruar eksperiencën e lojës përtej kufijve të televizorit.

IllumiRoom fillimisht përdor një kamera të Kinect për të marrë një kuptim të lojës në dhomën ku lojtari luan. Pastaj projektori vendoset pas lojtarit duke ndriçuar dhe projektuar, për të krijuar një thellësi të perceptimit të lojës.

IllumiRoom projekton efekte vizuale jashtë hapësirës së televizorit, si shpërthimi. Gjithashtu mund të zgjerojë fushën e lojës dhe të përfshijë gjithë murin.

Video më poshtë tregon se si IllumiRoom ndriçon hapësirën përreth televizorit apo se si krijon efektet zanore apo vizuale në përshtatje me lojën.

Microsoft-i ka shumë punë akoma me testimin, por mesa duket IllumiRoom mund të bëhet pjesë e gjeneratës së re të Xbox. (GameWorld Albanian)

Tags >

Xbox
Lajmet e fundit>