Lajmet

IDC: PlayStation 4 do të tejkalojë shitjet e Xbox One gjatë festave të këtij viti

Oct 4 2013
0 Shpërndarje
IDC: PlayStation 4 do të tejkalojë shitjet e Xbox One gjatë festave të këtij viti

Ulja e çmimit të Sony PlayStation 4 do të ndikojë në rritjen e shitjeve në krahasim me Microsoft Xbox One gjatë sezonit të festave të fundvitit, parashikon firma IDC.

Shitjet globale të konsolave të lojërave priten të jenë më të larta në 2013-n sesa një vit më parë, duke i dhënë fund rënies së katër viteve të fundit, shprehet firma kërkuese e tregut, IDC, në një raport të pbulikuar gjatë kësaj jave. Shitjet totale priten të tejkalojnë 33 milionë të vitit të kaluar.

Po ashtu, pritet që për herë të parë këtë vit, lojërat e shitura për konsola përmes Xbox LIVE dhe PlayStation Store do të tejkalojnë ato të lojërave për PC, shprehet IDC. Vendimi i fundit i qeverisë kineze për të hequr ndalimin mbi konsolat, do të sjellë miliona shitje shtesë për Nintendo, Microsoft, dhe Sony brenda tre viteve, tha IDC.

Gjithashtu, numri i konsolave të lojërave në mbarë botën pritet të tejkalojë 165 milionë deri në vitin 2017, sipas IDC. Kjo do të çojë në rritje të konsiderueshme edhe të shitjeve dixhitale nëpër dyqanet e U Wii, Xbox, dhe PS4. Në raport, IDC shkruan gjithashtu se parashikon një rritje në lojërave në TV inteligjentë, në mikrokonsolat dhe set-top boxes.

Të ardhurat e gjeneruara nga këto platforma po rriten shpejt aktualisht, por do të vazhdojnë të përfaqësojnë më pak se 10% të të gjitha shpenzimeve mbi televizorët apo lojrat dixhitale deri në 2017, përfundoi IDC. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>