Lojërat

I am Alive

Jun 12 2012
0 Shpërndarje
I am Alive

I am Alive është një lojë horror e zhvilluar dhe e publikuar nga Ubisoft Shanghai. Loja fokusohet në pasigurinë e një bote tashmë të kalbur dhe të rrezikshme, dhe prirjeve të errëta të njerëzimit. Kjo lojë ka dalë në treg më 7 mars, 2012 për Xbox 360, dhe më 3 prill për Play Station 3.

Ngjarja në këtë lojë zhvillohet pas një tërmeti që godet Amerikën dhe si pasojë shkatërron shumë qytete. Kjo gjë, solli një krizë në burimet e nevojshme për mbijetesë dhe tani të mbijetuarit janë të detyruar të bëjnë gjithçka për të jetuar qoftë edhe një ditë më shumë, përfshirë këtu dhe vrasjen e të tjerëve. Lojtari kontrollon personazhin kryesor, Adam, në pamje në vetën e tretë e cila kthehet në vetën e parë gjatë marrjes së shënjestrës për gjuajtje.

Gjatë përballjes më të mbijetuarit e rrezikshëm, lojtari mund të përdor sulme të ndryshme për të mbijetuar d uke përfshirë fshehjen mbas armiqve dhe të ekzekutojë vrasje të shpejt dhe pa zhurmë, të bëjë vrasje të befasishme me hark apo të përdor fjalime që mund të sjellin përuljen e armiqve. Loja karakterizohet nga ngjitja në vende të ndryshme dhe eksplorimi. Gjithashtu, në lojë përfshihen dhe burime të fshehta të shpërndara nëpër zona si: ujë, ushqim, gaz, ilaçe, cigare, armë dhe municione.

Loja është e ndëruar në mënyrë të atillë që e përfshinë lojtarin brenda saj duke e bërë dhe atë kurreshtar se si do ishte Amerika, nëse do të ndodhte një tragjedi e tillë, ose më saktë si do të ishte njerëzimi dhe ku do arrinte ai për të mbijetuar në një vend ku mungon gjithçka dhe asgjë nuk është më e sigurt.(GameWorld.al)

Lajmet e fundit>