Lojërat

Hogs of War

Feb 24 2013
0 Shpërndarje
Hogs of War

Hogs of War është një lojë strategjike me turne e krijuar nga Infogrames Studios dhe e publikuar nga Infogrames Europe për Playstation dhe PC në 2000.

Loja vendoset në kohën e Luftës së Parë Botërore, dhe në një univers ku derrat kanë tipare njerëzore dhe luftojnë. Loja zhvillohet me turne, me grafikë 3D, makina si dhe një mundësi loje karrierë single player. Zërat i përkasin aktorit të njohur të komedisë Britanike Rik Mayall.

Gjatë lojës kundërshtarët luajnë me turne për të sulmuar armikun si në lojën Worms. Çdo turn, lojtari merr kontrollin e një prej pjesëtarëve të skudarës dhe përdor armë të ndryshme për të vrarë skuadrën kundërshtare.

Secili turn ka një kufizim kohe dhe nëse ora shkon 0 para se lojtari të ketë gjuajtur, atëhere i mbaron radha dhe i kalon kundërshtarit.

Deri në ditën e sotme Hogs of War ka një rezultat prej 73.58% në GameRankings, ndërsa Gamespot e ka vlerësuar me 5.5 ose mediokër. IGN i dha noten 7.4/10, Revista zyrtare e Playstation i dha 4 nga 5 yje ndërsa Eurogamer e vlerësoi me 9 nga 10. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>