Lojërat

Hitman: Contracts

Sep 23 2012
0 Shpërndarje
Hitman: Contracts

Hitman: Contracts është një lojë fshehtësi e zhvilluar nga IO Interactive dhe e publikuar nga Eidos Interactive.

Loja është seria e tretë e lojrave të Hitman e cila doli në treg në 20 prill të vitit 2004 në Amerikën e Veriut dhe 30 prill të po këtij viti në Europë për Microsoft Windows, Play Station 2 dhe Xbox.

Në prill të 2009-s loja arriti të shesë më shumë se 2 milion kopje. Historia e saj është e vendosur midis 2 misioneve të cilat i përkasin lojës pasuese Hitman: Blood Money.

Loja përqëndrohet rreth agjentit 47 si ai dërgohet në disa vende për të vrarë njerëzit e caktuar. Në lojë mund të përdoren një shumëllojshmëri armësh por më shumë preferohet moduli i fshehtësisë dhe pazhurmësisë e cila i jep mundësi lojtarit të bëjë afrime më të shpeshta dhe të vrasë njerëzit pa dhënë alarm duke fituar kështu në fund të misionit pikë dhe para bonus.

Gjatë misioneve lojtari merr vlerësime duke filluar nga më e ulta, ku janë ndezur një seri alarmesh dhe ke qenë gjatë gjithë kohës në luftë që quhet “mass murderer” dhe rangu më i lartë është “silent assassin” ku lojtari e merr atëhere kur kompleton misionet shumë afër perfektes.

Si dhe versioni i kaluar ai mund të vishet në rrobat e njerëzve të tjerë duke i dhënë vete akses në zonat e ndaluara.

Loja ka marë vlerësime pozitive, por duke u kritikuar shumë për vështirësinë e saj dhe në faktin se shumë prej misioneve ishin të ngjashme me të kaluarat. GameSpot i dha notën 7.6/10 ndërsa IGN 8.5/10. (GameWorld Albanian)

Tags >

Hitman
Lajmet e fundit>