Lojërat

Hitman: Codename 47

Sep 21 2012
0 Shpërndarje
Hitman: Codename 47

Hitman: Codename 47 është një lojë fshehtësi e zhvilluar nga IO Interactive dhe e publikuar nga Eidos Interactive. Loja ështe seria e parë e lojrave të Hitman dhe pasohet nga Hitman 2: Silent Assassin.

Loja doli në treg, më 19 nëntor 2000 në Amerikën e Veriut, më 20 dhe 23 nëntor pastaj përkatësisht në Australi dhe Europë, për Microsoft Windows.

Historia e lojës përqëndrohet në Agjentin 47, një test i pa flokë i vendosur një kod (barcode) prapa koke si një tatuazh, i cili trajnohet rigorozisht në metodat e vrasjes.

Pas arratisjes së tij nga ndërtesa ku beheshin eksperimente, 47 punësohet nga agjensia Agency, një organizatë Europiane me kontratë vrasjesh. Misionet e tij e çojnë agjentin në disa vënde në Azi dhe Europë për të eliminuar kriminelët e pasur.

Loja mer pjesë në pamjen e vetës së tretë, po kontrolli është i ngjashëm me atë të FPS duke qenë se lëvizjet e 47 janë të kufizuara. Secili nivel i lojës merr pjesë në një ambient të hapur me njerëz jo-lojtarë dhe truproja të armatosura.

Edhe pse kriteret e misioneve ndryshojnë, synimi përgjithësisht është të gjënden shënjestrat dhe të vriten me çdo mjet të mundshëm. Loja përgjithësish përfshin vrasjet pa zhurmë dhe të fshehta pa ndezur alarmet, duke i dhënë lojtarit mundësinë e një shpërblim financiar më të lartë duke vepruar kështu.

Paratë e fituara përdoren për të blerë armë dhe municione përgjatë lojës. Lojtari gjithashtu zotëron mundësi dhe të veshjes si persona të tjerë. Kjo gjë shërben për të hyrë në zota të palejuara nga ai.

Loja është vleresuar për mënyrën e organizimit të fshehtësisë së saj dhe bukurisë së hyrjes në zonat e “kuqe” pa u vënë re. (GameWorld Albanian)

Tags >

Hitman
Lajmet e fundit>