Lojërat

Hitman: Blood Money

Oct 1 2012
0 Shpërndarje
Hitman: Blood Money

Hitman: Blood Money është një lojë fshehtësi e zhvilluar nga IO Interactive dhe e publikuar nga Eidos Interactive. Ajo është seria e 4-t e lojrave të Hitman.

Historia ndjek jetën e një vrasësi profesionist, Agjentit 47 i cili mbërrin në SHBA. Loja ishte një sukses komercial duke shitur më shumë se 2.1 milion kopje.

Kjo seri është pjesa e fundit e cila përfshin kompozitorin Jesper Kyd. Një sekuencë tjetër është gati për shfaqje më 20 nëntor 2012 e titulluar Hitman: Absolution. Loja doli në treg, më 26 maj dhe 30 maj 2006 përkatësisht në Europë dhe Amerikën e Veriut për Microsoft Windows, Play Station 2, Xbox dhe Xbox 360.

Në Blood Money çdo mision rrotullohet në vrasjen e një ose më shumë individëve ku protagonisti, Agjenti 47, duhet ta përmbushë. Lojtari mund të mbajë armë dhe të vrasë armiqtë, por në lojë gjatë përfundimit të misionit vlerësohet më shumë vrasja e qete dhe e fshehtë duke i dhën 47 pikë në fund dhe më shumë para.

Si dhe versionet e tjera, marrja e veshjeve për të aksesuar zona të ndaluara dhe këtë është e mundur duke i dhënë mundësi të infiltrohet në këto zona dhe të kryejë një vrasje perfekte.

Në fund të çdo misioni një artikull rreth vrasjes shfaqet, në të cilën përmbajtja varion nga rezultatet e zhvilluar në mision, se sa i dukshëm ka qenë lojtari apo sa i fshehur ka qenë ai. (GameWorld Albanian)

Tags >

Hitman
Lajmet e fundit>