Lojërat

Hitman 2: Silent Assassin

Sep 27 2012
0 Shpërndarje
Hitman 2: Silent Assassin

Hitman 2: Silent Assassin është një lojë fshehtësi e zhvilluar nga IO Interactive dhe e publikuar nga Eidos Interactive. Loja doli për Xbox më 30 Shtator 2002 dhe është pjesa e dytë e serisë së lojrave të Hitman dhe vazhdimi i Hitman: Codename 47. Versionet për Microsoft Windows dhe PlayStation 2 të lojës u lançuan në 1 Tetor 2002. Loja ka patur sukses komercial duke shitur më shumë se 3.7 milion kopje dhe më 23 prill 2009 shpallet si loja më e shitur ndonjeherë në listën e Hitman.

Në lojë lojtari merr rolin e një vrasësi të quajtur Agjenti 47. Loja është e karaterizuar nga vrasjet e qeta dhe të fshehta si dhe nga enigma të ndryshme që ai duhet të zgjidhe për të ecur në historinë e saj. Vrasjet janë të kontraktuara, ku pasi 47 e kryen misionin me sukses ai paguhet për këtë sukses të tij, bazuar në sa më shumë vrasje të pagjurmueshme.

Loja karakterizohet nga baza misionesh, ku në fillim të çdo misioni ai ka një listë me objektiva për t’i përfunduar, ku mund të përfshijnë vrasjen e një ose disa personave. Ashtu si dhe versioni i kaluar, 47 mund të vishet në rrobat e personave të tjerë për t’u futur dhe për të aksesuar në zonat e ndaluara për të.

Hitman 2: Silent Assassin mori një vlerësim për PC prej 90% bazuar në votat e lojtarëve. Në forumin e Metacritic ajo u vlerësua me 87/100, GameSpot i dha notën 8.6 nga 10 duke deklaruar se ka fshirë disa nga problemet e kaluara dhe ka një mënyrë loje të mahnitshme. (GameWorld Albanian)

Tags >

Hitman
Lajmet e fundit>