Lojërat

Hideo Kojima: Versioni për PC i Metal Gear Rising “duket mirë”

Oct 6 2013
0 Shpërndarje
Hideo Kojima: Versioni për PC i Metal Gear Rising “duket mirë”

Versioni i PC-së i Metal Gear Rising: Revengeance është “duke u dukur bukur”, ka thënë zhvilluesi i serive Hideo Kojima në një cicërimë gjatë ditës së djeshme.

I zhvilluar nga Kojima Productions dhe Platinum Games, metal Gear Rising: Revengeance për PC është përshkruar si “lojë e plotë”. Ajo do të punojë me 60 korniza për sekondë në PC, ndonëse nuk ka ndonjë lajmërim për ndonjë veçori tjetër të posaçme për PC.

Versioni për PC pritet të dalë së shpejti, tha Konami në June. Konami mund të ketë më tepër se një version të Metal Gear Rising: Revengeance në dyqan, teksa publikuesi lëshoi një sondazh online gjatë muajit gusht duke i pyetur dashamirësit se nëse do të pëlqenin ta shihnin një vazhdim. Metal Gear Rising: Revengeance u lëshua gjatë muajit shkurt për Xbox 360 dhe PlayStation 3. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>