Lojërat

Heavy Rain

Jun 20 2012
0 Shpërndarje
Heavy Rain

Heavy Rain është një lojë dramë- triller psikologjik e krijuar nga zhvilluesi francez, Quantic Dream, vetëm për Play Station 3. Historia e Heavy Rain është një triller dramatik e cila shfaq katër karakterë protagonistë të përfshirë në misterin e vrasësit Origami, një vrasës serik i cili përdor periudha të zgjatura të shiut për të mbytur viktimat e tij. Loja doli në treg më 18 Shkurt, 2010 në Japoni dhe më 23 dhe 24 shkurt në Amerikë dhe Europë.

Ethan Mars po përpiqet të shpëtojë djalin e tij për të qënë viktima e rradhës, ndërkohë gazetarja investigative Madison Paige, profileri i FBI-së Norman Jayden, dhe detektivi privat Scott Shelby po përpiqen secili për të gjetur të dhëna rreth identitetit të vrasësit Origami.

Lojtari ndërvepron me lojën duke kryer veprime të theksuara në ekran të lidhura me veprimet që lojtari duhet të bëjë në kontrollorin e tij, dhe në disa raste duke kryer një seri ngjarjesh të shpejta gjatë sekuencave të aksionit të shpejt.

Vendimet dhe veprimet e lojtarit në lojë do të ndikojnë në atë se si ecën historia; personazhet kryesore mund të vriten dhe disa veprime mund të çojnë në skena dhe përfundime të ndryshme.

Loja mori çmimin “Game of the Year” (loja e vitit) më 2010 nga CNN dhe Game Union. Heavy Rain gjithashtu fitoi “Best PS3 Game of 2010” nga IGN dhe GameSpy. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>