Lajme lojërash

Hawken shtyhet për vitin e ardhshëm

Dec 10 2012
0 Shpërndarje
Hawken shtyhet për vitin e ardhshëm

Dalja finale e versionit free to play multiplayer në Unreal Engine 3, Hawken , nga 12 dhjetori është shtyrë për pjesën e parë të vitit 2013.

Në vend të kësaj, më datën 12 dhjetor do të marrim versionin beta të hapur, kështu që ata të cilët e kanë pritur me padurim këtë lojë (që, sipas interesit të versionit të mbyllur, janë shumë) nuk do të mbeten duarthatë.

Arsyeja për shtyrjen e versionit final është dëshira e ekipit zhvillues të Adhesive Games, që në lojë të implementojnë shumë opsione të reja dhe të ri-balancojnë edhe me shumë gameplay-in.

Resursi qëndron në ndeshjet e Hawken, do të jetë karburanti, i cili përdoret për lëvizje speciale në mënyrë të ecjes më të shpejtë, nisjen e kupolës së pushkës si dhe blerjes së pajisjeve. Deri tani janë lajmëruar katër modele (modes???) – deathmatch, deathmatch ekipor, siege dhe missile assault.

Një nga arsyet që Hawken theksohet është dizajni shumë i detajuar dhe cilësor i hartave, si dhe për nga ajo çfarë mund të shihni në video trailerët. Në faqen zyrtare mund të regjistroheni për testimin publik të versionit beta.

Gameplay-in e Hawken mund ta shihni më poshtë. (GameWorld Albanian)

Tags >

Hawken
Lajmet e fundit>