Lajme lojërash

Harta e ndryshuar në League of Legends do të mundësojë luajtje më të shpejtë

Jun 17 2014
0 Shpërndarje
Harta e ndryshuar në League of Legends do të mundësojë luajtje më të shpejtë

Ndryshimi i ardhshëm i hartës Summoner’s Rift për League of Legends do ta bëjë lojën që të punojë më shpejt dhe më rrjedhshëm në PC, ka konfirmuar një përfaqësues i kompanisë për Polygon. Harta e re do përmban 1/8 e numrit të poligoneve që janë në hartën e tanishme, që do të ndikojë drejtpërdrejt në mënyrën se si punon loja. Polygon-i e kuptoi që harta ishte vizatuar me dorë dhe ishte përgatitur me një numër të kufizuar të poligoneve, ku PC-të që janë jo edhe aq të avancuar mund të shohin përmirësimin më të madh në cilësinë e lojës.

Përditësimi, që ishte lajmëruar më herët gjatë këtij muaji, është pjesë e qëllimit të Riot-it për të përmirësuar lojën, duke e ruajtur shpirtin e Summoner’s Rift. Sidoqoftë, “struktura themelore” e hartës do të mbes e pandryshuar. (GameWorld Albanian)

Lajmet e fundit>