Lojërat

Haris “ezd” Avdiq rikthehet në skenën e CS

Oct 2 2010
0 Shpërndarje
Haris “ezd” Avdiq rikthehet në skenën e CS

GameWorld: Cila ishte arsyeja për mosaktivizimin në ndonjërin prej ekipeve profesionale të gamingut kosovar?

Haris: “Kur isha në ekipin DiDa, kohët e fundit u shkaktu një tollovi dhe ekipi filloj dalngadalë të shuhej. Në të vërtetë nuk kishte seriozitet të mjaftueshëm dhe nuk kishte përgaditje. Lojtarët ishin të zënë me punë dhe kjo ishte arsyja që vendosa të tërhekem. Për riaktivizim në CS nuk kam pasur ndonjë ofert nga ekipet por edhe po të kisha nuk do pranoja sepse suksesi në këtë e-sport është vetëm me ushtrime dhe unë nuk kam pas llogari të udhëtoj, për këtë arsyje vendosa ta përfundoj karrierën time të Counter-Strike.”

GameWorld: Cila ishte arsyja që të shtyu për t’u riaktivizuar në skenën e Counter-Strike përsëri ?

Haris: ” Pasi ika nga skena e gamingut, përsëri gjithmonë ëndërroja të isha me ekipin FraGaming dhe në këto javët e fundit më erdhi një ofertë nga bashkëlojtari i ish ekipit DiDa dhe kështu e pranova ofertën e tij dhe u riktheva përsëri në skenën e gamingut, por tani, si lojtar i ekipit Fragaming.”

GameWorld: Çfarë mendon për turnirin që do të mbahet shumë shpejtë në EGC?

Haris: “Mendoj se do të jetë një turnir shumë atraktiv dhe shpresoj se do të ketë lojëra të mira, dhe më në fund pas disa turnireve, ky do jetë me HLTV…falenderimet i takojnë organizatorit të këtij turniri, kithës.”

GameWorld: Cila do të jetë pozita jote në ekipin tënd të ri FraGaming?

Haris:  “Sa për tani, jam një awp-er ndërsa më vonë, nuk i dihet.”

GameWorld: Cili është synimi yt dhe i ekipit për të ardhmen ?

Haris: “Synimi im dhe i ekipit është që ta dërgojmë FraGaming në top3-shën e ekipeve më të mira, por e gjithë kjo varet nga loja që bëjmë ne.”

GameWorld: Për fund, keni ndonjë gjë për të thënë?

Haris: “E kisha lënë një porosi për të gjithë gamerat e kosovës: që mos t’i humbin shpresat, sepse jemi në përparim e sipër pasi që GW ka premtuar punë dhe sukses”

FraGaming me ekipin e ri të formuar tanimë do të marrin pjesë në EGC Tournament me këtë përbërje:

Dardan “hazard” Veselaj
Selim “RUNNAL” Xhebaxhia
Miraxh “MIRAXH” Sylejmani
Ardian “ARDIAN” Dodaj
Haris “ezd” Avdiq

Stafi i GW-s së pari i uron mirseardhjen Harisit  në skenën e CS kosovar. Gjithashtu suksese atij dhe ekipit të tij të tanishëm, FraGaming.

Lajmet e fundit>